Ronaldo dëshiron të largohet nga Reali

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 09:24 | Nga

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka tronditur Real Madridin, pasi thuhet se dëshiron të largohet nga Spanjën.

Ronaldo ka qenë ylli kryesor i Mbretërve viteve të fundit, duke qenë pjesë përbërëse e skuadrës që hyri në histori duke fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve radhazi, teksa edhe tre “Topa të Artë”.

Megjithatë, sot (e premte) ka ardhur një lajm shumë i papritur ku thuhet se ylli portugez dëshiron të largohet nga kampionët spanjollë.

Është mediumi portugez A Bola që ka publikuar lajmin bombastik për yllin e Real Madridit dhe dëshirën e tij për tu larguar, transmeton Telegrafi.

Arsyeja e këtij mendimi për tu larguar thuhet se vjen pas akuzave të vazhdueshme për evazion fiskal dhe ike të taksave prej 14.5 milionë euro.

Sipas A Bola, Ronaldo, thuhet se tashmë i ka treguar edhe presidentit të klubit, Florentino Perez që dëshiron të largohet nga skuadra, ndërsa Reali mendohet se janë gati të marrin konsideratë oferta mbi 180 milionë euro për portugezin.

Skuadrat e interesuara për shërbimet e Ronaldos janë Monaco, PSG, Manchester United dhe dy skuadra kineze që nuk i janë publikuar emrat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme