Ronaldo dhe Ramosi nuk e duan Pogban në Real Madrid

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 08:59 | Nga

Pogba nuk është i mirëpritur në Madrid nga dy kapitenët, Ramos dhe Ronaldo.

Sipas “Don Balon”, kapitenët e Los Blancos, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo – janë duke tentuar ta bindin presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për të mos e transferuar Paul Pogban, transmeton Gazeta Express.

Ka pasur spekulime se Pogba mund të dali në tregun e transferimeve pas formës aspak të mirë këtë edicion, të cilin Jose Mourinho e ka lënë në stol për ndeshjet më vendimtare.

Raportohet se Reali është i interesuar për 24-vjeçarin, por Ronaldo dhe Ramosi janë të shqetësuar me efektin që mund të ketë Pogba në dhomat e zhveshjes dhe konsiderojnë se nuk është i nevojshëm transferimi i mesfushorit francez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme