Ronaldo flet për akuzën për mashtrim të 14.7 mln euro

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 12:27 | Nga

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka thënë se është tërësisht i përqendruar te kombëtarja e Portugalisë dhe ka “një ndërgjegje të pastër”, pavarësisht kërkesës së prokurorisë, e cila e akuzon atë për mashtrim 14.7 milionë eurosh.

Lojtari i Real Madrid mori pjesë të mërkurën në nder të Fernando Gomes, president i Federatës së Futbollit të Portugalisë, të cilit Marcelo Rebelo de Sousa, president i Republikës së Portugalisë, i dha Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës.

Ky vlerësim iu akordua për suksesin ndërkombëtar, teksa Portugalia fitoi Kampionatin Evropian verën e kaluar. Cristiano, gjithashtu, ka marrë të mërkurën “Soccer City” në Oeiras (Lisbona), ndërkohë që takonte një grup fëmijësh me aftësi të kufizuara, me të cilët bëri fotografi dhe dha autografe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme