Ronaldo ka arritur diçka të jashtëzakonshme

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 09:34 | Nga

Kjo është hera e 50-të që Ronaldo shënon tre apo më shumë gola në një ndeshje, një arritje shumë e madhe për yllin portugez.

Me katër golat e realizuar sonte kundër Gironas, Cristiano Ronaldo ka shkuar në kuotën e 22 finalizimeve në La Liga këtë edicion futbollistik.

Kjo është hera e 50-të që Ronaldo shënon tre apo më shumë gola në një ndeshje, një arritje shumë e madhe për yllin portugez.

Gjithashtu portugezi arriti edhe diçka tjetër interesante, ku në nëntë sezone me radhë me fanellën e Real Madridit, Ronaldo realizon së paku 20 gola në La Liga që kur u transferua nga Manchester Unitedi në vitin 2009.

Sezoni më i mirë në karrierë është ai më 2014/15 ku kishte shënuar 48 gola në 35 paraqitje në La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme