Ronaldo: Kam fituar gjëra të bukura në karrierë sa që nuk kam më ëndrra

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 18:35 | Nga

Cristiano thotë se nuk ka më ëndrra në futboll, i ka realizuar të gjitha ato për të cilat ka ëndërruar kur ishte fëmijë.
5 Topa të Artë, 4 Këpuca të Arta, 4 Champions League, shumë trofe tjerë individual dhe ekipor, shumë rekorde historike dhe gjithçka tjetër ka arritur gjatë karrierës Cristiano Ronaldo, i cili thotë se nuk ka më ëndrra për t’i realizuar.

Portugezi ka fituar gjithçka në nivelin personal dhe kolektiv, i mungon vetëm Kupa e Botës me Portugalinë.

“Ëndrra për t’i realizuar? Sinqerisht jo. Gjithçka që kam ëndërruar, i kam arritur. Ëndrra kemi të gjithë, por besoj se kam arritur kaq shumë gjëra të bukura sa që nuk kam më ëndrra”, tha ai.

“Nëse më pyesni nëse dua të fitojë sërish. Natyrisht se dua të fitojë, shembull Kupa e Botës është një objektiv. Por, nëse tani do t’i jepja fund karrierës, do të isha krenar, shumë i lumtur… kurrë nuk kam menduar që do të kem një karrierë kaq të bukur”, theksoi mes tjerash Cristiano. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme