Ronaldo kërkoi kalimin te Napoli, Juventusi ishte vetëm plan B

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 09:33 | Nga

Ekzistojnë raportime të jashtëzakonshme që thonë se Cristiano Ronaldo ka dashur që të kalojë te Napoli.

Carlo Alvino, një gazetar i televizionit TV Luna që është i afërt me Napolin ka zbuluar se Ronaldo ishte në negociata me Napolin.

I njëjti gazetar zbuloi i pari kohë më parë që Napoli është në negociata me Ancelottin.

Ai tha mbrëmjen e kaluar se pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte shumë afër që të përfundojë te Napoli në vend të Juventusit.

“Cristiano Ronaldo do të kishte bartur sot fanellën e Napolit nëse klubi do të ishte në gjendje të shpenzonte 350 milionë euro”.

“Juventusi ishte plani B për yllin portugez. Jorge Mendez ka raport të fortë me Napolin dhe presidentin De Laurentiis. Agjenti e ofroi atë te Napoli, por ata nuk kishin mundësi të paguanin shumë, e më pas ai ktheu vëmendjen te Juventusi”, u shpreh Alvino.

Ronaldo u largua nga Reali për 112 milionë euro dhe nënshkroi kontratë në vlerë 30 milionë euro në sezon me gjigantin italian nga Torino.

Te Napoli, Ronaldo do të bashkohej me ish trajnerin e tij, Carlo Ancelotti dhe besohet se ai e ka telefonuar Carliton për ta pyetur për përshtatshmërinë në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme