Ronaldo “kushton” 1 miliard €

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 08:58 | Nga

Florentino Perez, i cili fitoi edhe një mandat në postin e presidentit të Real Madridit, ka thënë se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga “klubi mbretëror” vetëm në rast se dikush për të paguan një miliard euro, sa qëndron në klauzolën për lirimin e tij sipas kontratës që ka me klubin.

Ditëve të fundit, pasi që prokuroria spanjolle ka ngritur padi kundër Ronaldos për evazion fiskal prej 14.7 milionë euro, gjithnjë e më shumë janë shtuar zërat se sulmuesi i mrekullueshëm do të largohet nga Reali.

“Akoma nuk kam biseduar me të, por do të bisedojë në ditët e ardhshme. Megjithatë, Ronaldo ka një klauzolë prej një miliard eurosh. Ai do të mbetet, vetëm nëse dikush është i gatshëm të paguajë këtë shumë për lirimin e tij”, ka thënë Perez për mediat spanjolle, dhe pastaj komentoi akuzat me të cilat është përballur Ronaldo:

“E gjithë kjo është shumë e çuditshme. Do ta mbroj si lojtarë dhe si qenie njerëzore. E njoh Cristianon dhe ai është djalë i mirë, si profesionist dhe si njeri. Ajo që njerëzit duhet të bëjnë është që të mos flasin, kjo më pengon dhe më dhemb. Nuk e di gjendjen e tij tatimore sa duhet, por mund të them se të gjith ne duhet të përmbushim detyrimet tona sa i përket tatimit. Nuk dyshoj për Ronaldon. Atë që di është se ai shfrytëzon shërbimet e korporatës së njëjtë si në Britani të Madhe dhe atje nuk ka patur kurrfarë problemesh”.

Ronaldo në Real Madrid arriti në vitin 2009 nga Manchester United për shumën e kompozimit rekored të asaj kohe, prej 94 milionë euro. Që atëherë, portugezi për klubin mbretëror ka luajtur 394 ndeshje dhe shënoi 406 gola. Me fanellën e Real tri herë fitoi Ligën e Kampionëve, dy herë titullin e kampionit dhe Kupën e Spanjës, dhe Kampionatin Botëror të Klubeve të FIFA-s, dhe një herë një Super Kupën e Spanjës dhe Evropës.

Të ngjashme