Ronaldo lirohet nga spitali

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 17:46 | Nga

Ish-sulmuesi i Brazilit dhe Real Madridit, Ronaldo Nazario, është liruar nga spitali i Ibizas pasi që ka vuajtur nga një “grip i rëndë”.

41-vjeçar u shtrua në spital pasi që dyshohej se po vuante nga pneumonia, shkruan Euronews, përcjell Klan Kosova.

Disa burime spitalore kanë raportuar për mediat spanjolle se ai ishte liruar nga spitali.

Ronaldo i kishte siguruar tifozët e tij nëpërmjet rrjeteve  sociale se ai ishte mirë me shëndet dhe se së shpejti do të shkonte në shtëpi.

Legjenda e futbollit brazilian, u tërhoq nga futbolli në vitin 2011 pas një karriere jashtëzakonisht të suksesshme. Ai fitoi çmimin “Ballon d’Or” si lojtari më i mirë në botë në vitin 1997 dhe 2002.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme