Ronaldo në “dasmën shqiptare” në Shkup (Video)

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 15:49 | Nga

Në hotelin ku po qëndron Real Madridi, Aleksandar Palace, mbrëmë është mbajtur një dasmë shqiptare.

Cristiano Ronaldo së bashku me shokët e skuadrës kanë hasur në një dasmë shqiptare në momentin kur kanë arritur në hotelin Aleksandar Palace në Shkup.

Në sallën kryesore të këtij hoteli është mbajtur një dasmë shqiptare, në këtë dasmë ka kënduar këngëtarja e njohur nga Shkupi, Sevërxhane Laçi, e cila ka postuar edhe disa foto në rrjetin social Facebook.

Duke pasur parasysh se sa të zhurmshme janë dasmat shqiptare, Ronaldo me siguri nuk do ta harrojë shpejtë aventurën e Shkupit, sepse zhurma sigurisht ka arritur edhe në dhomën ku ka qenë i vendosur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme