Ronaldo: Në finale do dëshiroja të kisha përballë Manchester United-in

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 18:30 | Nga

Portugezi është gati për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, por ai ka pranuar se priste më shumë që në një finale të tillë të takohej kundër ish skuadrës së tij në Old Trafford.

Cristiano Ronaldo është gati që të përballet në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, por ai ka pranuar se do të dëshironte që në vend të Reds të ishte ish skuadra e tij Manchester United.

“Finalet gjithmonë janë ngjarje speciale: do të preferoja Manchester United ta kisha përballë. Por, Liverpool meriton respekt. Ne nuk do ti marrim ata si kundërshtarë të lehtë. Ata e merituan të jenë në finale”, ka thënë Ronaldo para mediave në Madrid.

“Ata ma kujtojnë Madridin para tri apo katër viteve. Tre lojtarët e tyre në sulm janë shumë të shpejt dhe të talentuar…ata janë shumë të fuqishëm në sulm dhe i respektoj. Por Madridi është një skuadër më e mirë. Ne duhet të luajmë në nivelin tonë, por duhet ta respektojmë edhe kundërshtarin”.

Ronaldo po e kërkon trofeun e Ligës së Kampionëve për të pestën herë në karrierë, derisa ka hapur llogaritë me United para se të fitonte tri trofe me Los Blancos.

“Do të ishte një moment historik. Ne jemi një skuadër e mahnitshme. Mund ta prekni këtë në stërvitje: ne nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë ndryshimi historik kemi bërë në futboll sidomos kur jemi të fokusuar”, ka thënë pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Të ngjashme