Ronaldo qante me ditë të tëra te Sportingu (Foto)

Prishtinë | 13 Sht 2016 | 12:50 | Nga

Njeriu që e zbuloi Cristiano Ronaldon ka thënë se ai kishte pasur një fillim shumë të vështirë te Sportingu, saqë ka mundur të heqë dorë nga futbolli po të mos kishte qenë i vendosur për të plotësuar ëndrrën e tij.

Aurelio Pereira ishte koordinues te klubin portugez kur e angazhuan superyllin e futbollit, asokohe 11-vjeçar.

Në një intervistë për Goal, Pereira ka treguar se largimi nga shtëpia dhe ndryshimet në jetën e tij duke shkuar te një prej klubeve më të mëdha në Portugali kishin bërë që Ronaldo të qante shpesh.
Ai e kishte pasur të vështirë ta përballonte situatën emocionale dhe angazhimet e mëdha te klubi i ri, saqë shpesh shpërthente në lot.

“Po të mos ishte aq i fortë dhe i bindur në ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist, ai do të hiqte dorë. Cristiano ishte shumë i talentuar si 11 vjeçar. Ai kishte kontroll fantastik, mentaliteti i tij ishte i shkëlqyer dhe mbante një qëndrim dhe vendosmëri të madhe”.

 

“E pashë dy herë duke luajtur dhe u sugjerova shefave menjëherë ta transferonin, fatmirësisht!” ka thënë Pereira.

CR7 tashmë e ka dëshmuar veten në botën e futbollit duke shkruar emrin e tij në historinë e sportit më të pëlqyer, ndërsa është sërish favorit që ta fitojë Topin e Artë, për të katërtën herë në karrierë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme