Ronaldo thyen një rekord në “Champions”

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 08:50 | Nga

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka nisur me rekorde sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Me golin e shënuar nga penaltia ndaj APOEL-it, Ronaldo tani numëron 12 gola nga pika e bardhë në “Champions”. Kjo është më shumë se çdo futbollist tjetër në histori të kësaj gare.

Ai kaloi rivalin e tij Lionel Messi që ka shënuar 11 herë nga penaltia për Barcelonën.

Penaltia e parë e Ronaldos në “Champions” ishte në vitin 2007 kur realizoi për Manchester Unitedin në fitoren 4 me 2 ndaj Dynamo Kyivit. Për Realin ka shënuar 11 herë nga 13 gjuajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme