Rrëfehet Lopetegui: Reali ka synime maksimale

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 15:37 | Nga

Julen Lopetegui u shfaq para mediave, në prag të ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve për këtë sezon, kundër Romës. Trajneri i Real Madridit analizoi situatën në ekipin e tij para fillimit të garës europiane.

Përjetimet para premierës: “Krenari dhe përgjegjësi, sepse Real Madridi ka synime maksimale në të gjitha garat. Pastaj, të gjithë e dini se kur bëhet fjalë për Champions ka më shumë entuziazëm. Ne do të përpiqemi ta nisim kompeticionin me këmbën e djathtë”.

Champions-i i parë pa Ronaldon: “Ne përqendrohemi vetëm tek lojtarët tanë. E duam triumfin dhe jemi gati të luftojmë për gjithçka. Jemi të bindur se do të bëjmë një turne të shkëlqyer, me gjithë dashurinë për lojtarët që kanë qenë këtu. Ne fokusohemi te lojtarët që janë aktualisht pjesë e Real Madridit”.

Varane pas kthimit nga Kampionati Botëror: “Përvoja për të fituar një Kupë Bote është definitive në synimet e një lojtari. Ato përvoja i bëjnë ata që të përmirësohen, i japin personalitetit lojtarit. Ne jemi të kënaqur me të, me Ramos, me Nacho, i cili është rritur shumë, dhe me Vallejo, i cili është një lojtar, tek i cili kemi besim të madh”.

Situata me portën: “Ju më pyesni nëse është shumë pak për Keylor Navas, që të luajë vetëm në Kupën e Mbretit. Nuk do t’iu përgjigjem fare. Ne kemi zgjidhje të shkëlqyeshme në portë dhe do të marrim vendimin, që jep më shumë siguri për sukses. Nuk do t’ju them se kush do të luajë”.

Momenti i Marcelo dhe Modric: “Pas një Kupë Bote, përshtatja është diçka graduale dhe çdo gjë balancohet me kalimin e javëve. Koha ka kaluar dhe ky aspekt është përshtatur. Real Madridi nuk ka vetëm 11 titullarë, por shumë më tepër. Ne mund të zgjedhim dhe të marrim vendimet më të mira për çdo lojë”.

Rivalët për t’i rrëmbyer kurorën: “Lista e favoritëve ë Champions-it është më e gjerë se edicionin e kaluar, është përmirësuar. Pra, pres rivalë më të fortë se vitin e kaluar. Kjo do të na detyrojë të bëjmë një lojë të mrekullueshme”.

Presioni nga tre Champions radhazi: “Gjëja e parë që duhet të bëni është t’i “hiqni kapelen” Real Madridit për këtë sukses, ekipit dhe ish-trajnerit të tij. Nga atje, ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, të garojmë me shumë entuziazëm, ambicie dhe punë. Presioni te Real Madridi ekziston, është logjike dhe normale”.

Si është Keylor Navas: “Ai është shumë mirë, duke konkurruar. Eshtë një luftëtar dhe po bën atë që shpresojmë se do të bëjë: të luftojë dhe të garojë”.

Gjendja fizike e Modric: “Është mirë, po bëhet më mirë. Ai ka pasur një verë të ngarkuar me shumë situata, ndaj duhet të pushojë disi. Po e bën këtë përmes stërvitjes dhe lojërave. Unë e shoh atë duke u përgatitur mirë e më mirë”.

Roma: “Unë pres një ekip ambicioz dhe agresiv. Ky është stili i Romës dhe e ka bërë këtë. Është një ekip i përgatitur. Vlerësoj edhe trajnerin e Romës, sepse është ambicioz” përshtati telesport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme