Rrëmujë në një stadium në Angola, të paktën 17 të vdekur

Prishtinë | 11 Shk 2017 | 14:05 | Nga

Mësohet se si pasojë e një rrëmuje të ndodhur në një stadium në qytetin Uige të shtetit jugperëndimor të Afrikës, Angola, kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa janë plagosur qindra të tjerë.

Sipas lajmit në BBC, zyrtarët vendas kanë njoftuar se qindra persona janë munduar që të hyjnë në stadium për të ndjekur një ndeshje futbolli në qytetin verior të vendit, Uige, ku gjatë rrëmujës kanë humbur jetën 17 persona.

Njoftohet se janë plagosur qindra persona të tjerë, 5 ndër të cilët në gjendje të rëndë. Theksohet se personat të cilët janë rrëzuar në tokë kanë humbur jetën si pasojë e shkeljeve dhe mbytjeve.

Ndërkohë dëshmitarët okularë, treguan se në stadiumin me kapacitet prej 8 mijë personash ku do të luhej ndeshja e Ligës së parë kanë hyrë më shumë persona sa ka kapacitet stadiumi.

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen zyrtare nga nikoqiri i ndeshjes, ekipi Recreativo de Libolo, thuhet se “Një ngjarje e pashembullt dhe më tragjike në historinë e futbollit të Angolës”.

Presidenti Jose Eduardo dos Santos kërkoi që të fillojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme