Rummenigge flet për të ardhmen e Lewandowskit

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 16:23 | Nga

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski vazhdon të jetë aktual për mediet, pasi spekulimet për të ardhmen e tij janë nga më të ndryshmet. Së fundi për këtë çështje ka folur edhe shefi ekzekutiv i skuadrës gjermane, Karl-Heinz Rummenigge, Ai është i bindur se sulmuesi polak do të qëndrojë në klubin bavarez.

Real Madridi përmendet si opsioni më i mundshëm për të ardhmen e tij, aq më tepër që flitet për largimin e francezit Karim Benzema. Por, Rummenigge është i qetë në lidhje me situatën, duke dhënë siguri se sulmuesi do të veshë fanellën e Bayern Munich edhe në sezonin e ardhshëm.

“Askush nuk duhet të shqetësohet për Robert Lewandowskin dhe marrëdhëniet e tij me Bayernin. Kemi një raport shumë të mirë. Jam shumë i lumtur që ende kemi një kontratë kaq afatgjatë. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar, ai do të luajë edhe në sezonin e ardhshëm te Bayern Munich”, ka thënë Rummenigge për “Kicker”.

Lewandowski mori kritika për reagimin e tij gjatë zëvendësimit në fitoren 3:1 në Këln, pasi nuk pranoi t’i japë dorën trajnerit Jupp Heynckes. Por, Rummenigge nuk mendon se Lewandowski duhet të penalizohet për këtë rast.

“Ju nuk mund ta lodhni për shkak të një reagimi. Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, çka e dëshmon çdo vit. Nëse nuk ka shënuar në disa ndeshje, ky nuk është problem. Unë jam një demokrat i madh, të gjithë mund të shprehin mendimin e tij”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme