“Rusia 2018”, Granit Xhaka në mesin e më të mirëve

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 09:19 | Nga

Xhaka është lojtari i katër që ka bërë më së shumti pasime në ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Rusia 2018”.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, është në mesin e lojtarëve që me më së shumti pasime në ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Rusia 2018”, bën të ditur faqja për histori dhe statistika, “Opta”.

Toni Kroos i Real Madridit është lojtari që ka kompletuar më së shumti pasime (826 pasime), i ndjekur nga i riu i talentuar i Gjermanisë dhe Bayern Munich, Joshua Kimmich me 818 pasime, kurse Xhaka renditet i katërti me 806 pasime.

– Kroos (826 pasime)

– Kimmich (818 pasime)

– Busquets (809 pasime)

– Granit Xhaka (806 pasime)

– Henderson (761 pasime)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme