Rusia humb të drejtën për të organizuar Kampionatin e Biatlonit

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 09:00 | Nga

Rusia ka humbur të drejtën për të organizuar një ngjarje të madhe olimpike, për shkak të skandalit me doping.

Unioni Ndërkombëtar i Biatlonit tha se pas shqyrtimit të gjatë të raporteve nga Agjenia Botërore Anti-Doping, ka vendosur të gjejë një vend tjetër nikoqir për Kampionatin Botëror të Biatlonit më 2021.

Agjencia Anti-Doping ka akuzuar Rusinë për doping të atletëve, të sponsorizuar nga shteti.

Lojërat e Biatlonit është dashur të zhvillohen në qytetin Tiumen të Siberisë, i cili është zgjedhur shtatorin e kaluar.

Biatloni është sport klasik olimpik, i cili kombinon skijimn nordik dhe qitjen me pushkë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme