Salah e mposht Ronaldon për golin më të mirë të javës në Champions League

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 15:04 | Nga

Goli i Mohamed Salah kundër Manchester Cityt është zgjedhur goli i javës në Ligën e Kampionëve.

Goli i barazimit i egjiptianit ndaj Manchester City në “Etihad” në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën është zgjedhur goli më i mirë i javës në Champions League.

Salah e mposhti konkurrencën nga bashkëlojtari Alex Oxlade-Chamberlain, si dhe nga Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Luis Suarez (FC Barcelona) dhe Mario Mandzukic (Juventus) për ta fituar këtë çmim, i cili mbulon të gjitha ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme