Salah nuk bën punë, vetëm një gol nderi kundër Rusisë

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 22:10 | Nga

Rusia ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë kualifikuese. Ekipi rus ka mundur të sigurojë tre pikë përballë egjiptianëve. Rusët e kanë nisur shumë mirë ndeshjen. Ata kanë krijuar shanse shënimi dhe nuk kanë arritur dot të gjejnë rrjetën së paku për 45 minutat e para të ndeshjes. Kështu, pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0:0.

Pjesa e dytë ishte më me surpriza dhe ofroi edhe gola të shumtë. Serinë e golave e ka hapur Fathy, që shënoi autogol e bëri që Rusia të shijojë avantazhin.

Më tej, Rusia ia ka arritur të shënojë edhe dy gola të tjerë të shpejtë me anë të Cheryshev dhe Dzyuba. Pas kësaj, Muhamed Salah shënoi gol në minutën e 73 nga penalltia.

Ky ishte edhe goli i nderit për Egjiptin. Sfida ishte thuajse e ekuilibruar, me shumë raste shënimi për të dyja kombëtaret.

Pas fitores, Rusia ka 6 pikë të grumbulluara, Uruguai vjen i dyti me 3 pikë, më tej Egjipti me 0 dhe Arabia Saudite po me zero pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme