Sarri-Higuain ribashkohen te Chelsea?

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 14:32 | Nga

Sipas gazetës italiane Tuttosport, nëse Chelsea nënshkruan me Maurozio Sarrin, ai do të dëshirojë të sjellë sulmuesin e tij të vjetër të Napolit, Gonzalo Higuain nga Juventusi.

Trajneri italian ka qenë vazhdimisht i lidhur me një lëvizje në Stamford Bridge këtë verë dhe ka një klauzolë lirimi me vlerë tetë milion euro në kontratën e tij.

Sipas gazetës me bazë në Torino, nëse Sarri merr përsipër ekipin Blu, ai do të kërkojë një ribashkim me argjentinasin Higuain.

Edhe pasi El Pipita la Napolin për t’u bashkuar me Juventusin, respekti i ndërsjellë dhe admirimi mes tyre nuk u zhdukë kurrë dhe Higuain tha se do të donte të punonte sërish me Sarrin.

Në sezonin e tij të fundit në Napoli, Higuain vendosi një rekord të ri të gjitha kohërave në Serie A me 36 gola në 35 ndeshje zyrtare.

Ai më pas u transferua në Juve në vitin 2016, pasi Bianconerët paguan klauzolën e lirimit të tij prej 90 milionë eurosh.

Kohëve të fundit thuhej se gjigantët e Torinos ishin gati të linin të lirë Higuainin për 50 milionë euro, pasi që ata janë të interesuar për sulmuesin e Chelseat, Alvaro Morata.

Në rast se Sarri transferohet në Londër dhe kërkon Higuaini, atëherë mund të ketë një shkëmbim mes tij me Moratas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme