Sarri: United është ekipi më i fortë në Ligën Premier

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Manchester United është ekipi më i fortë në Ligën Premier nëse shikohen lojtarët kokë më kokë, gjithnjë sipas mendimit të krye trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri.

Chelsea mirëpret Unitedin të shtunën në Stamford Bridge teksa rikthehet edhe aksioni në LIgën Premier.

Sarri beson se skuadra e tij ka një sfidë të vështirë përpara, e komentet e italianit janë parë me befasi, duke parë se Djajtë e Kuq janë në vendin e tetë me shtatë pikë prapa treshes City, Liverpool dhe Chelsea.

“Ata janë ekip i fortë, ndoshta nëse shikohet kokë më kokë është ekipi më i mirë në Ligën Premier”.

“Për momentin, City është ekipi më i mirë, por kokë më kokë United është shumë i fortë”, theksoi Sarri.

Ai lëvdoi Jose Mourinhon duke thënë se është trajner që ka fituar gjithçka dhe se mediat duhet ta respektojnë atë, pasi që është prej trajnerëve më të mirë në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme