Seferi reziston vetëm 5 meçe, e dorëzon meçin ndaj Tyson Furyt

Prishtinë | 10 Qer 2018 | 00:12 | Nga

Sefer Seferi e ka dorëzuar duelin ndaj Tyson Furyt në fund të raundit të katërt në meçin që u zhvillua në Manchester Arena.

Meçi nisi me një puthje në buzë ndërmjet dy boksierëve, gjë e që rrallë ndodh të shihet në boks.

Raundi 1: Seferi përpiqej ta godiste kundërshtarin, mirëpo diferenca e madhe në gjatësi ia pamundësonte një gjë të tillë.

Raundi 2: Ndërkohë që tifozët kërkonin aksion nga Fury, ishte shqiptari ai që e vazhdonte aksionin. Kah mesi i këtij raundi, Tyson e testoi paksa kundërshtarin, i cili iu shmang goditjeve të tij, ndërsa Seferi pësoi një goditje prapa koke. Pos në ring, rrahje kishte edhe ndërmjet tifozëve që kishin ardhur për ta shikuar meçin.

Raundi 3: Seferi vazhdonte të ishte aktiv në ring, teksa britaniku e priste momentin e duhur për ta ndëshkuar boksierin shqiptar. Diferenca në gjatësi dhe në peshë, e lejonte Furyn që ta godiste fuqishëm 39-vjeçarin.

Raundi 4: Seferi dhuroi disa goditje në fillim të këtij raundi, por kundërshtari i tij dukej shumë i sigurt në shanset e tij për triumf dhe në këtë mënyrë e goditi disa herë duke rrezikuar që ta rrëzojë shqiptarin. megjithatë, ai ia doli të mbahej deri në fund të këtij raundi.

Në fund të raundit të katërt, Seferi e dorëzoi meçin ndaj Tyson Furyt, për të cilin ky është fillimi i një rikthimi drejt majave të boksit në kategorinë e peshave të rënda.

Të ngjashme