Semedo arrin te Barcelona për teste mjekësore

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 11:21 | Nga

Nelson Semedo ka arritur te Barcelona për të bërë testet mjekësore para se të nënshkruaj kontratë me gjigantin katalunas.

Dje (e enjte) gjatë mbrëmjes Barcelona e konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Benfican për mbrojtësin portugez, Semedo.

Ndërsa, sot (e premte) portugezi ka arritur në Barcelonë për t’i kryer testet mjekësore para zyrtarizimit si lojtari më i ri i “Blaugranëve”.

Arritjen e Semedos për teste mjekësore e ka konfirmuar vet klubi katalunas, ku ka postuar fotografi dhe video.

Ky transferim besohet se i ka kushtuar Barcelonës 35 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme