Sergio Ramos do të mungojë në gjysmëfinale?

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 09:48 | Nga

Sergio Ramos pritet të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, me shumë gjasë do ta humbasë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League, pasi u pa në tunel në minutat e fundit të ndeshjes në “Santiago Bernabeu”.

Ai ishte i suspenduar dhe duhej të qëndronte në zonën VIP, por Ramos zbriti në minutat e fundit në tunel për të mbështetur nga afër shokët që ishin duke humbur 0-3 nga Juve.

COPE raporton se Michael Oliver ka raportuar për prezencën e Ramosit në ndeshje dhe mbrojtësi me shumë gjasa do ta humbasë sfidën e parë në gjysmëfinale, pasi UEFA pritet ta suspendojë për të paktën një ndeshje.

Roma, Liverpooli dhe Bayern Munichu – janë skuadrat tjera që janë kualifikuar në fazën tjetër të Champions League.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme