Shaptahoviq rikthehet në Kosovë, shoqërohet nga miku i tij i ngushtë (Foto)

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 15:17 | Nga

Ish-basketbollisti i Prishtinës, Samir Shaptahoviq është rikthyer nga Amerika në Kosovë. Nuk bëhet fjalë për të jetuar apo luajtur përsëri në vendin tonë. Mirëpo, mësohet se ai do të pushojë për disa ditë në kryeqytet.

Indeksonline ka fotografuar “Play Maker”-in në qendër të Prishtinës teksa shihej i shoqëruar me mikun e tij të ngushtë, Florian Miftarin, tani drejtor i “Sigal Prishtinës”.

Vlen të theksohet se dy basketbollistët për shumë vite kishin mbrojtur ngjyrat bardhë e kaltër. Suksesi i tyre ishte rezultuar edhe me triumfin e shumë kupave të cilat ishin vendosura në ‘vitrinat’ e klubit prishtinas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme