Shaqiri afër rekordit të Beckhamit

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 19:51 | Nga

Xherdan Shaqiri nuk shënon shpesh gola në Premier League me Stoke Cityn, por kur e bën një gjë të tillë, atëherë golat e tij janë spektakolarë.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Shaqiri është i destinuar për gola të tillë dhe dëshmia më e mirë është i fundit ndaj Newcastle Unitedit. Shaqiri vikendin e shkuar shënoi gol prej rreth 25 metrave në humbjen e Stoke Cityt 2:1 nga Newcastle, por nëse vazhdon me gola të tillë, atëherë ai është në rrugë të mbarë për të thyer një rekord në Premier League.

Shaqiri prej se është transferuar te Stoke City, në verën e vitit 2015, ka shënuar tetë gola në kampionat kurse gjashtë të fundit, i ka realizuar jashtë 16-shit. Kjo bën që ai të jetë vetëm dy gola prapa legjendës së Përfaqësueses së Anglisë, David Beckham.

Ky i fundit, gjatë kohës sa ka luajtur te Manchester Unitedi, ka realizuar tetë gola rresht nga distanca. Këtë seri prej tetë golave, Beckham e pati regjistruar në edicionin 2000/01 për të vendosur rekordin, të cilin e ka barazuar në edicionin 2007/08 mesfushori i Blackburnit, Tugay Kerimoglu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme