Shaqiri e mbyll sezonin në Ligën Premier me një asistim dhe me një penallti të humbur

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 18:22 | Nga

Stoke City javën e kaluar ka humbur matematikisht gjasat për qëndrim në elitën e futbollit anglez.

Skuadra e mesfushorit nga Kosova, Xherdan Shaqiri në xhiron e fundit në Ligën Premier u përballë me Swansean.

Ashtu si Stoke edhe Swansea kishte prerë një biletë për Championship edicionin e ardhshëm.

Kësisoj dy skuadrat luajtën një ndeshje të bukur pa presion të pikëve.

Futbollisti kryesor i Stoke Cityt këtë edicion, Xherdan Shaqiri ishte protagonist edhe në këtë sfidë.

Pasi vendasit kaluan të parët në epërsi, Stoke arriti të barazonte rezultatin në 1-1 në minutën e 31-të.

Xherdan Shaqiri bëri një asistim fantastik për Ndiayen i cili me lehtësi mposhti Fabianskin.

Gjilanasi kishte mundësi edhe të shënonte në këtë sfidë por gaboi nga pika e bardhë në minutën e 54-të, ku Fabianski priti gjuajtjen e tij.

Gjithsesi Xherdani u tregua sportist dhe e uroi polakun për pritjen e penalltisë.

26-vjeçari e mbyll kështu edicionin e sivjetshëm në Ligën Premier me tetë gola të shënuar dhe shtatë asistime.

Të ngjashme