Shaqiri e Mehmedi mbetën jashtë, Zvicra fton tre shqiptarë të tjerë

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 11:09 | Nga

Kombëtarja e Zvicrës do të grumbullohet ditën e hënë për dy ndeshjet e radhës.

Helvetikët do të ndeshen fillimisht me Kombëtaren e Greqisë më 23 mars në Athinë.

Ndërkohë katër ditë më vonë Zvicra do të jetë mirëpritëse e Kombëtares së Panamasë në një tjetër ndeshje miqësore.

E përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka zbuluar edhe listën me futbollistët e ftuar për këto dy përballje.

Në këtë listë mungon ylli kryesor i Zvicrës dhe Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri është lënë pushim nga Petkoviqi pasi po vuan nga një lëndim i lehtë, transmeton Telegrafi.

Jashtë Kombëtares zvicerane ka mbetur edhe sulmuesi tjetër shqiptar Admir Mehmedi, i cili ka pësuar një lëndim me Wolfsburgun.

Por, Petkoviqi nuk e ka lënë listën pa asnjë futbollist shqiptar.

Tre është numri i futbollistëve tanë për këtë grumbullim të Zvicrës.

Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi janë ftuar dhe pritet të jenë titullar ndaj Greqisë dhe Panamasë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme