Shembet tribuna e stadiumit, dhjetëra tifozë të plagosur

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 10:21 | Nga

Triumfuan në finale, por për pak për tifozët e tyre kjo ndeshje mund të mbyllej me një tragjedi.

Omani mposhti në finalen e “Gulf Cup” me penallti Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa teksa futbollistët ishin duke festuar, edhe tifozët tentuan t’u bashkoheshin, por ndodhi incidenti.

Një prej barrierave prej xhami në stadiumin “Jaber” të Kuvajtit u shemb tifozët ranë nga lartësia.

Mediat raportojnë për të paktën 30 tifozë të plagosur, ndërsa me shpejtësi në internet është shpërndarë edhe video që tregon momentin e incidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme