Shend Kelmendi zyrtarizohet te Skënderbeu

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 13:18 | Nga

Ish-mesfushori i Prishtinës, Shend Kelmendi, ka kompletuar transferimin te klubi i njohur shqiptar, Skënderbeu.

Klubi nga Korça ka njoftuar se Kelmendi ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Mesfushori nga Kosova, Shend Kelmendi nga sot është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. 22 vjeçari ka firmosur sot bashkë me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj kontratën që e lidh me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme