Shënohet Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit, KOK bën thirrje për përmirësim të mjedisit

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 11:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me komunën e Prishtinës kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Mjedisit.

Fëmijë të shkollave fillore dhe ansamble kanë shënuar këtë ditë përmes këngëve, valleve dhe vizatimeve në amfiteatrin që gjendet në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, tha se përmes aktiviteteve sportive duan të bëjnë ndryshime edhe në mjedisin në të cilin fëmijët praktikojnë sportin dhe bëjnë gara të ndryshme. Ai ka bërë thirrje që të shtohen përpjekjet për të përmirësuar mjedisin.

“Sporti luan rol të jashtëzakonshëm në ndryshimet pozitive që mund të ndodhin në shoqëri. Duam të dërgojmë mesazhin e qartë se nëpërmjet aktiviteteve sportive duam të bëjmë ndryshime dhe këto ndryshime do të bëhen edhe në mjedisin në të cilin fëmijët tanë praktikojnë sportin dhe bëjnë gara të ndryshme”.

Hasani u shpreh se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka vendosur mjedisin si njërën ndër tri shtyllat kryesore krahas sportit dhe kulturës. Me këtë, sipas tij ka dëshmuar se është në linjë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe agjendën e saj.

Hasani shtoi se bashkë me fëmijët përmes sportit mund të ndryshojnë Kosovën dhe botën për të krijuar ambiente më paqësore.

Nëpërmjet sportit, Hasani tha se ruajnë edhe ambientin duke plotësuar kështu misionin që ata të luajnë në ambiente të pastra ku sigurohet shëndeti dhe mirëqenia e tyre.

“Me këta fëmijë nëpërmjet sportit mund të bëjmë ndryshime të mëdha, të ndryshojmë së pari Kosovën dhe t’i bashkohemi iniciativës botërore që ta ndryshojmë tërë botën. Me sport mund të krijojmë një botë më të mirë, më paqësore dhe t’i kushtojmë rëndësi zhvillimit të qëndrueshëm, Brenda kësaj është edhe ruajta e ambientit dhe me këtë do ta plotësojmë një mision sublim që fëmijët tanë të luajnë në ambiente të pastra ku sigurohet shëndeti dhe mirëqenia e tyre”.

Të ngjashme