Shevchenko: Vështirë ndaj Kosovës

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 15:48 | Nga

Ukraina është kundërshtari i tretë në ndeshjet kualifikuese për Kosovën, takim ky që ende nuk dihet se ku do të luhet, pasi Ukraina nuk njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e vendit tonë.

Trajneri i Ukrainës, ish-sulmuesi i mirënjohur Andriy Shevchenko, në një intervistë për mediat ukrainase, është pyetur edhe për dy takimet e tetorit, atë me Turqinë dhe Kosovën.

Sipas tij, me rezultatin e Kosovës 1:1 ndaj Finlandës, është treguar se në këtë grup nuk ka autsajder.

 “Do të jenë ndeshje të vështira. Ne jemi në një grup të vështirë, nga i cili katër Kombëtare ishim pjesëmarrëse të “EURO 2016”. Kundërshtarët tanë kanë të kompletuar ekipet, kurse ne jemi ende në formim të ekipit. Ndeshjet e para në grup treguan se këtu nuk ka autsajder, prandaj ne duhet të luftojmë në secilën ndeshje, sepse mund të ketë shumë rezultate të paparashikueshme. Do të jetë vështirë, aq vështirë sa në debutimin tim, sepse përgjegjësia për rezultate rritet në çdo ndeshje. Dhe, përderisa jemi ne në ndryshim të ekipit, unë njëkohësisht dua të gjejë lojën që sjell rezultate”, deklaroi Shevchenko për mediat ukrainase.

Ukrainë – Kosovë do të luhet më 9 tetor, por që vendi nuk dihet ende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme