Shkaktoi “trazira” në Iran, arrestohet sozia i Messit

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 15:31 | Nga

Reza Paratesh, i cili i ngjanë shumë yllit të Barcelonës, Lionel Messit, është arrestuar pasi ka shkaktuar kaos në Iran.
I cilësuar si kloni i Messit, Reza Paratesh shëtit në rrugët e Iranit me fanellën e Barcelonës duke tërhequr njerëzit që të bëjnë foto me të.

Por, Paratesh ka shkaktuar tollovi në qytetin e Hamadanit duke bërë që turma e njerëzve të kërkojnë një foto me të.

Për këtë arsyeje policia e ka arrestuar klonin e Messit, duke e shoqëruar në stacionin e Policisë, shkruan Goal.com.

“Tani njerëzit me të vërtetë më shohin si Leo Messi iranian dhe duan që të imitoj çdo gjë që ai bën”, ka deklaruar Paratesh për AFP.

“Kur unë shfaqem diku, njerëzit janë vërtetë të tronditur. Unë jam shumë i lumtur që paraqitja ime i bën ata të lumtur dhe kjo lumturi mua më jep shumë energji”, u shpreh ai.

Image may contain: 3 people, beard and outdoorImage may contain: 1 person, beard, text and outdoorImage may contain: 2 people, beard and closeup

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme