Shkëndija zbulon fanellat e sezonit të ri (Foto/Video)

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 12:37 | Nga

Klubi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës ka zbuluar fanellat e reja për sezonin 2017/18.

Shkëndija ka arritur në fazën “Play-Off” të Ligës së Europës, ku do të ndeshet me gjigantin europian, Milanin.

Me afrimin e sezonit të ri, Shkëndija ka zbuluar edhe fanellat që do të bart këtë sezon, që janë prodhuar nga kompania e njohur “Macron”.

Fanella e parë është me ngjyrat tradicionale kuqezi dhe do të “debutojë” të shtunën në Tetovë kundër Vardarit, ndërsa së shpejti do të dalë në shitje në Fan Shopin zyrtar të klubit.

Ndërsa, fanella e dytë e klubit vazhdon të jetë e njëjta, ajo e bardha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme