Shorti në Copa del Rey: Barcelona e Real Madrid i mësojnë kundërshtarët (FOTO)

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 14:02 | Nga

Barcelona dhe Real Madrid do të ndeshen me kundërshtarë nga liga e tretë në Copa del Rey.

Kampionia në fuqi, Barcelona do të takohet me Herculesin, kurse Real Madrid është tërhequr në short si kundërshtar i Cultural Deportiva Leonesa. Atletico Madrid po ashtu ka një kundërshtar nga liga e tretë, Guijuelo.

I vetmi klub nga liga e katërt që ka arritur në këtë fazë, Formentera, do të takohet me Sevillan, përcjell “Zëri.info”.

Barcelona fitoi trofeun e saj rekord të 28-të në Copa del Rey në sezonin e kaluar pasi Real Madrid u diskualifikua në xhiron e parë për inkuadrimin e një futbollisti që nuk kishte të drejtë loje.

Ballafaqimet e ardhshme përfshijnë 20 skuadra nga liga e parë. Ndeshjet e para do të zhvillohen mes 29 nëntorit dhe 1 janarit. Kurse, ato të kthimit janë caktuar mes 20 dhe 22 dhjetorit.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme