Shtyhen dy ndeshje të Seria A për shkak të tragjedisë në Gjenova

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 16:53 | Nga

Lega Serie A ka konfirmuar zyrtarisht se Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa janë shtyrë pas kolapsit të urës në Gjenova.

Të dy klubet gjenovese kërkuan të mos luajnë ndeshjet e tyre këtë fundjavë, dhe i gjithë raundi i parë i ndeshjeve mund të vonohet.

Këtë pasdite Lega Serie A ka konfirmuar se dy ndeshje janë shtyrë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për tetë të tjerat.

“Presidenti i Ligës Serie A, duke pasur parasysh kërkesat për shtyrjen e ndeshjeve të tyre të planifikuara për të dielën, më 19 gusht në orën 20.30 nga ana e klubeve Sampdoria dhe Genoa si rezultat i tragjedisë që goditi Gjenovën dhe duke marrë pëlqimin e të dyve Fiorentina dhe Milan, kanë vendosur për shtyrjen e ndeshjeve Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa “, konfirmon një deklaratë.

“Datat e riprogramuara për të dy ndeshjet do të shpallen në ditët në vijim, në përputhje me rregulloret në fuqi”.

Ura e Ponte Morandi u rrëzua të martën në mëngjes, me 38 njerëz të konfirmuar të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Numri i të vdekurve pritet të rritet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme