Sigal Prishtina gati për ndeshjen historike

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 13:28 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi i basketbollit të Prishtinës është përgatitur për ndeshjen që do të mbahet nesër në radhët e Ligës së Kampionëve me ekipin bjellorus Tsmoki-Minsk.

Drejtori i klubit, Florian Miftari, ftoi të gjithë adhuruesit e sportit të përcjellin këtë ndeshje pasi sipas tij është një ndër ndeshjet më të rëndësishme që ka pas klub që nga fillimet e tij, raporton Ekonomia Online.

“Unë jam këtu për me bë thirrje që të vini në numër sa më të madh ta përcjellin këtë ndeshje sepse është historike dhe është njëra prej ndeshjeve kryesore që Sigal Prishtina i luan prej që ekziston prej vitit 1970. Andaj i ftoj të gjithë adhuruesit e basketbollit pa varësisht se nga janë, në radhë të parë Plisat, të gjithë ata që e dojnë basketbollin, që të vijnë dhe ta ndihmojnë këtë klub sepse prezenca juaj të jeni të bindur, me atmosferat që dini me i kriju është jetike për neve dhe e dimë se numri sa më i madh i adhuruesve të basketbollit të jetë në palestër motivi për lpojë do të jetë shumë i madh”.

Trajneri Ahmet Kandemir, tha se janë përgatitur mjaft mirë për ndeshjen e nesërme dhe presin që do të shënojnë fitore.

“Në këtë Ligë të Kampionëve ka ekipe që kanë nj buxhet shumë të madhe4 dhe ekipe shuam serioze. Për shtet dhe për klub është një fillim i ri. Normal që kur të dalim në parket nuk luajnë rol buxhetet po luan kapaciteti i lojtarëve. Edhe përkundër kohës shuam të shkurtër që e kemi pas për përgatitje, lojtarët kanë reaguar shuam mirë dhe janë shumë mirë të përgatitur”, ka thënë Kandemir.

Optimistë se do të shënojnë rezultate të mira nesër është edhe lojtari i KB Prishtina, Dardan Berisha. Ai tha se janë të motivuar për lojë të mirë dhe presin që edhe tifozët të jenë prezent dhe t’i përkrahin në këtë lojë.

“Jena të përgatitur mjaft mirë për ndeshjen historike që ka me zhvillu klubi por po besoj edhe sporti në përgjithësi i Kosovës. Në emër të krejt lojtarëve e di se kena me dhanë 100% të angazhimit që me fitu ndeshjen që është shuam e rëndësishme për neve. Pres që me ardh sa më shumë shikues. Jemi të motivuar e dimë edhe e çfarë kena, unë për këtë sfidë jam ardhur në KB Prishtina kështu që definitivisht kemi me dhënë gjithçka me ngitu, me shkru historinë e klubit ndoshta më të madhin në shqiptarinë, të basketbollit. Kështu që ka me qenë sfida tepër e madhe edhe për neve por po besoj edhe për sportin e Kosovës”.

Biletat për ndeshjen që do të mbahet nesër me fillim nga ora 18:30 kushtojnë 3 euro dhe do të jenë në shitje qe nga ora 15 përpara NewBorn-it.

Të ngjashme