Simpatikët nga Prishtina shkojnë në Brazil

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 13:01 | Nga

Pas garave të zhvilluara në disa qendra të Kosovës, organizuar nga nga ylli i Barcelonës, Neymar në bashkëpunim me ‘Red Bullin’ për të dytën herë me radhë në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në praninë e afro 300 shikueve është është zhvillua pjesa finale e Turneut në futboll që i kushtohet yllit të Barcelonës dhe Përfaqësueses së Brazilit Neymar Jr’s Five.

Në finale të këtij turneu morën pjesë 16 ekipe të ndara në katër grupe.

Fitues i këtij turneu doli ekipi Simpatikët nga Prishtina pasi në finale mundës Gjakovën me rezultat të thellë 5:0. Shënues : Florent Avdyli 2 gola dhe Mërgim Boshnjaku 3 gola. Takimin final dhe ndeshjet e tjera të këtij turneu i drejtoi Ilir Mehmeti.

Simpatikët u paraqitën në këtë përbërje:

Kastriot Kasumi – kapiten,Taulant Rusinovci, Berat Hamiti, Mergim Boshnjaku, Muhamed Gashi, Arbnor Vitija, Florent Avdyli.

Karakteristikë e këtij turneu është se ekipet luajnë me nga pesë lojtarë dhe loja zgjat dhjetë minuta. Sa herë që njëri ekip shënon gol, ekipi kundërshtar humb një lojtar dhe kjo e bën lojën të shpejtë, teknike, taktike dhe unike në mbarë botën.

Kjo garë është e përfshirë në në gjashtë kontinente me 54 shtete. Ekipet nga 5 lojtarë garojnë në ndeshje 10 minutëshe. Sa herë një ekip shënon , ekipi kundërshtar mbetet me një lojtar më pak në fushën e lojës, kurse të drejtë loje kanë lojtarët e moshës 16 deri 25 vjeç.

Me fitimin e këtij turneu ekipi Simpatikët nga Prishtina kanë fituar të drejtën për pjesëmarrje në Projeto Neymar Jr për finalen botërore më 15 Korrik 2017, ne Praia Grande, Brazil 2017. Vitin e shkuar, Feniksi pati përfaqësuar Kosovën në Brazil, duke u kualifikuar në mesin e 32 ekipeve më të mira.

Sipas fjalëve të organizatorëve të stafit të “Red Bullit” në Kosovë, Rinor Bajrami dhe Laurenta Rexhei, me bashkëpunëtorë, kjo garë ka përmbushur parashikimiet dhe ata janë të kënaqur me një organizim të këtij lloji në Kosovë.Lojërat ishin të shkëlqyera, nuk pati dëmtime, kurse sjellja e lojtarëve ishte shumë e mirë dhe për këtë i falënderojnë aktorët e këtij turne, por edhe shikuesit të cilët krijuan në atmosferë të mirë gjatë zhvillimit të ndeshjeve dhe të finales ku me plotë meritë fitues doli ekipi Simpatikët të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Brazil.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme