Skuadra angleze e dëshiron Wengerin

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 09:14 | Nga

Trajneri francez, Arsene Wenger pritet të largohet nga Arsenal në fund të këtij sezoni.

Skuadra angleze, Everton është duke shikuar mundësinë e transferimit të trajnerit francez, Arsene Wenger, shkruan Daily Star.

Wenger pas 22 viteve pritet të largohet nga posti i trajnerit në Arsenal, pas rezultateve të dobëta edhe këtë sezon.

Pronari i Evertonit, Farhad Moshiri nuk është i kënaqur me Sam Allardyce dhe beson se Wenger do të dërgonte skuadrën në një nivel tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme