Sonte zhvillohet një super duel: Boksieri shqiptar përball atij çek

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 09:15 | Nga

Boksieri shqiptar, Labinot Xhoxhaj do të ketë edhe një duel të rëndësishëm në karrierën e tij.

Ai në ring do të jetë përballë boksierit çek, Jakub Synek. Të premten janë bërë matjet zyrtare, ku Xhoxhaj peshoi 92 kilogramë, derisa kundërshtari i tij vetëm një kilogram më pak.

Dueli do të zhvillohet sonte në Cyrih të Zvicrës – Landihalle USTER Quellenstrasse 8610 Uster Zürich.

Xhoxhaj është shprehur i gatshëm për këtë meç dhe synon fitoren e tetë në karrierën profesioniste në boks.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme