Sot fillon Kupa e Konfederatave, ja orari i ndeshjeve

Prishtinë | 17 Qer 2017 | 13:22 | Nga

Sot starton Kupa e Konfederatave, që do të zhvillohet në Rusi, dhe do të shërbejë si një test për Kupën e Botës 2018.

Gjashtë kampionët e kontinenteve, plus fituesit e Kupës së Botës 2014 dhe vendi organizator, do të garojnë në dy grupe me nga katër ekipe, ku dy të parat do të shkojnë në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Rusisë vendase dhe Zelandës së Re, që do të luhet sot në orën 17:00. Nesër luan Portugalia ndaj Meksikës, dhe Kameruni kundër Kilit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme