Sot finaja e Europa League – formacionet e mundshme dhe detajet tjera

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 12:38 | Nga

Sot në ora 20:45 zhvillohet ndeshja finale e Europa Ligës ku takohen Atletico Madrid dhe Olympique Marseille. Finalja zhvillohet në stadiumin e Lyonit dhe paraqet dilnin ndërmjet dy prej ekipeve që janë mirë të njohura në futbollin evropian dhe përgjatë historisë së klubeve, kanë qenë pjesë e shumë finaleve të mëdha.

Ueb faqja zyrtare e UEFA-s ka bërë publike formacionet e mundshme të këtyre dy ekipeve dhe disa prej fakteve më interesante rreth kësaj ndeshjeje.

Ekipet pritet që finalen ta fillojnë me këto përbërje:

Marseille: Mandanda; Sakai, Rami, Luiz Gustavo, Amavi; Anguissa, Sanson; Thauvin, Payet, Ocampos; Germain
Atlético: Oblak; Vrsaljko, Giménez, Godín, Lucas; Koke, Saúl Ñíguez, Gabi, Correa; Griezmann, Costa

Përndryshe Atletico e ka fituar këtë garë dy herë – më 2010 dhe 2012, kurse Olympique mund të bëhet ekipi i parë francez që e fiton Kupën UEFA/Europa Ligën, gjë që duhet e pabesueshme kur kihet parasysh numri i madh i pjesëmarrësve të Francës në këtë garë përgjatë historisë, por edhe kualiteti i ekipeve të tyre ndër vite, transmeton Insporti.

As fakti që ndeshja luhet në Lyon nuk flet në të mirë të ekipit francez. Pikërisht në këtë stadium, në vitin 1986, Olympique kishte humbur në finale të Kupës së Kupave nga Dinamo Kievi, atëbotë i udhëhequr nga trajneri legjendar Valery Lobanovskiy.

Këto dye kepe kanë vetëm dy duele direkte në gra evropiane, në Europa Ligë në sezonin 2008/09. Atletico kishte fituar 2:1 në Madrid, kurse takimi në Marsejë, kishte përfunduar pa gola dhe Atletico atëbotë kishte dalë nga grupi si ekipi i dytë pas liderit të grupit Liverpoolit, kurse francezët, të udhëhequr në atë kohë nga Eric Gerets, ishin eliminuar në grup.

Olympique ka fituar vetëm 4 ndeshje nga 15 sa i ka zhvilluar gjithsej me ekipet spanjolle në garat evropiane, kurse Atletico ka 6 fitore, 5 barazime dhe 1 humbje në 12 duele me ekipet e Francës.

Të ngjashme