Sot mund të shpallet kampioni i Kosovës në futboll

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 12:52 | Nga

SuperLiga e futbollit të Kosovës, sot zhvillon xhiron e 32-të.

Sot do të shohim shumë ndeshje të rëndësishme për klubet e Kosovës, pasi Drita mund të shpallet kampion, ndërsa që Prishtina do të sprovojë vetën në Prizren kundër Lirisë, për të mbajtur shpresën për titullin e kampionit të Kosovës.

Përballjet që duhet shikuar:

Drita – Trepça ‘89

Dritës i duhet patjetër fitore kundër kampionit aktual të Kosovës, Trepçës ‘89. Kjo fitore nënkupton për Dritën, 90 minuta larg titullit shumë të dëshiruar të kampionit të Kosovës – që gjilanasit ka 15 vjet që e presin.

Liria – Prishtina

Në Prizren, do të zhvillohet ndeshje shumë interesante, pasi Prishtina duhet patjetër të fitoj për të mbajtur hapin për titullin e Kosovës dhe për një vend në kualifikime në Champions League.

Prishtina shpreson në fitore dhe në xhiron e fundit të Kampionatit të Kosovës, të shkaktojë befasinë e vitit dhe tu marrë titullin nga dora Dritës. Kujtojmë se nëse Prishtina fiton kundë Lirisë sot, atëhere i duhet fitore me së paku dy gola ndaj Dritës për tu shpallur Kampion i Kosovës.

E shtunë / Feronikeli – Vëllaznimi

Feronikeli – Vëllaznimi do të luajnë direkt për një vend që sigruron mbijetesën në Vala SuperLigën e Kosovës. Feronikeli momentalisht gjendet jashtë pozitës së barazhit me 44 pikë, mirëpo hap pas hapi e ndjek Vëllazënimi me 42 pikë.

Vëllaznimi udhëton në Drenicë me pamje të re, pasi shkarkuan trajnerin Gojani dhe caktuan trajnerin e ri Gani Sejdiun; dhe me ambicie të qartë për fitore kundër Feronikeli të cilët ende nuk kanë fituar asnjë ndeshje që nga ardhja e trajnerit të tyre, Sulejman Starova.

Përballjet e sotme në Vala SuperLigën e Kosovës:

Drita – Trepça ’89

Liria – Prishtina

Llapi – Flamurtari

Tabela:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme