Spanja ka mentalitetin për të kaluar rrëmujën e Lopeteguit

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 14:11 | Nga

Futbollistët e Spanjës janë mjaftueshëm të pjekur për të kaluar rrëmujën që u krijua nga shkarkimi i seleksionuesit Julen Lopetegui në prag të fillimit të Kupës së Botës.

Kështu vlerëson ish-reprezentuesi i Spanjës, Carlos Marchena, transmeton “Koha Ditore”. Spanja ka pasur një javë kaotike pasi Lopetegui u shkarkua pas negocimit me Real Madridin prapa shpinës së federatës.

Spanja më pas pati një paraqitje jobindëse në barazimin 3:3 me Portugalinë të premten. Spanjën e drejtoi ish-mbrojtësi i Real Madridit, Fernando Hierro.

Ndeshjen e radhës Spanja e luan të mërkurën ndaj liderit të Grupit B, Iranit.

“Kjo është një zhveshtore e pjekur, një që e di se çfarë është në duart e veta dhe që e di se sa e rëndësishme është Kupa e Botës. Ky është një grup i lojtarëve që e di se ka një shtet plot shpresë dhe emocione prapa tyre dhe janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë”, ka thënë Marchena për Reuters.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme