Spanja pa trajner një ditë para Botërorit, shkarkohet Lopetegui

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 12:42 | Nga

Kombëtarja spanjolle është pa trajner, kur na ndan vetëm një ditë nga Botërori i Rusisë.

Mësohet se trajneri Julen Lopetegui është shkarkuar nga detyra, një ditë pasi ai u zyrtarizua si tekniku i ri i Realit të Madridit.

Dje u bë me dije se Lopetegui do të zëvendësojë Zinedine Zidane në krye të “Los Blancos”, një lëvizje befasuese për të gjithë.

“Kemi vendosur ta shkarkojmë si trajner të kombëtares”, deklaroi presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales. “I detyrohemi një pjesë të mirë të arritjeve tona dhe e falënderuar duke i uruar fat”, vijon deklarata.

Rubailes shton se nuk ndihet i tradhtuar nga ikja e Lopeteguit, ndërsa thekson se ka folur me lojtarët, dhe beson se ekipi do të bëjë më të mirën me trajnerin e ri.

Spanja shihej si një ndër pretendetet kryesore për ta fituar trofeun prestigjioz, por tanimë ka marrë një goditje të rëndë .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme