Stoke rrezikon rënien nga Premierliga, befason trajneri i Shaqirit

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 17:50 | Nga

Trajneri i Stoke, Paul Lambert, ka folur rreth mundësisë të rënies së Stoke Cityt nga liga.

Skuadra e Shaqirit aktualisht renditet e parafundit në tabelë, me vetëm një fitore të shënuar që nga Krishtlindjet.

Por, trajneri Lambet, ka refuzuar të mendojë për rënien nga liga, përkundër se ekipi i tij renditet pesë pikë prapa zonës që siguron qëndrimin në ligë.

Me vetëm pesë ndeshje të mbetura në kampionat, Lambert tha se nuk do të tolerojë një rënie në Sky Bet Championship.

“Nuk e kam menduar [rënien nga liga]. Kam menduar vetëm qëndrimin në ligë dhe ky është synimi im: të mbesim në ligë dhe të shohim sezonin e ardhshëm nga aty”, tha ai.

“Duhet të kthehemi nga West Ham me diçka, pa dyshim. Qëllimi është që të ktehemi me fitore, andaj do të bëjmë gjithçka që të marrim tre pikët”, përfundoi Lambert.

Stoke luan në udhëtim te West Ham sonte mbrëma, që mund të jetë një ndeshje vendimtare për ekipin e Shaqirit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme