Strakosha “ndihmës” i Tares, e bind De Vrijn për rinovimin

Prishtinë | 14 Jan 2018 | 15:29 | Nga

Jo vetëm vendimtar me pritjet e tij, por edhe një lider në skuadrën bardhekaltër. Thomas Strakosha ka një karakter të fortë dhe cilësitë e liderit nuk i mungojnë. Në kulmin e çështjes De Vrij, i cili nuk ka rinovuar ende kontratën me Lazion, që i skadon në fund të sezonit, numri 1 i skuadrës kryeqytetase premton se do të jetë ai njeriu që do ta bindë holandezin të hedhë firmën në kontratë.

Në një postim në Instagram, Strakosha shfaqet bashkë me numrin 3 të Lazios, ku siguron tifozët se po këmbëngul ai për ta bindur të qëndrojë me fanellën bardhekaltër.

Aktualisht De Vrij ka një kontratë në tavolinën e tij, në të cilën Lazio i ka premtuar një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon dhe holandezi kërkon kohën e mjaftueshme për ta menduar këtë çështje, por diplomacia e Strakoshës mund të përshpejtojë kohën dhe shumë shpejt ai mund të lidhet nga një marrëveshje e re me Lazion, transmeton SS.

Në rast se nuk do të rinovojë, atëherë De Vrij është i lirë të nënshkruajë me çdo skuadër që dëshiron duke filluar që nga data 1 shkurt pasi do të konsiderohet një lojtar i lirë. Mesa duket, Strakosha po lehtëson punën e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili ka intensifikuar përpjekjet për ta bindur liderin e mbrojtjes të qëndrojë edhe për disa vite në kryeqytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme