Strakosha: Rinovimi më mbush me gëzim, bashkë deri më 2022-shin

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 08:30 | Nga

Thomas Strakosha rinovoi kontratën e tij me skuadrën e Lazios, pasditen e sotme dhe nuk ngurroi të shprehë gjithë kënaqësinë e tij në rrjetin social Facebook.

“Ky rinovim më mbush me kënaqësi. Bashkë deri më 2022-shin, Go Lazio”, shkruante Strakosha në llogarinë e tij në Facebook.

Portieri i kombëtares shqiptare do të jetë i lidhur me Lazion deri në vitin 2022, me një kontratë shumë më të majme sesa aktualja. Strakosha po bën paraqitje të shkëlqyera me fanelën e bardhekaltërve, duke u bërë shpeshherë edhe protagonist i fitoreve të arritura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme