Suarez beson se Barcelona mund të kthehet

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 18:49 | Nga

Luis Suarez mendon se nëse Barcelona do të shkruajë historinë, atëherë ata duhet të përmbysin rezultatin prej 4:0 të PSG.

“Kjo humbje dhemb. Është normale se ndiheni keq kur humbisni me rezultat të tillë, sidomos në këtë fazë të Championsit. Por, mendoj se kjo skuadër mund ta tejkalojë këtë. Jemi të bashkuar. Fajtor jemi të gjithë, humbasim së bashku, fitojmë së bashku”, tha Suarez.

“Nëse duam të shkruajmë historinë, kemi një mundësi të mirë për ta bërë këtë kundër një rivali të vështirë dhe rezultatit aspak të mirë”, shtoi ai.

“Nëse në Camp Nou shënojmë dy gola në 45 minutat e pjesës së parë, gjithçka mund të ndodhë. Kemi nevojë për tifozët tanë më shumë se kurrë më parë”, tha Suarez.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ne besojmë në mbështetjen e tyre, pasi kur kemi ata prapa – ne në fushë japim maksimumin për të bërë punën tonë”, deklaroi Suarez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme