“Suksesi” i Kosovës: një set i fituar në 12 ndeshje të humbura

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 08:40 | Nga

Volejbollistet e Kosovës nuk ia dolën të fitojnë asnjë set në paraqitjen e parë në Ligën Evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

I humbën të gjitha gjashtë ndeshjet në Silver European League, që është niveli i dytë i kësaj lige. Kosova ishte në Grupin A të raundit të parë, ndërsa të gjitha gjashtë ndeshjet i humbi me rezultatin 3:0 në sete.

Ndeshjet i luajti prej 20 majit deri më 6 qershor, ndërsa tri i pati në shtëpi e tri në udhëtim. Pati shumë udhëtime për volejbollistet e Kosovës, trajnerët e tyre dhe ndonjë drejtues federate, por jo edhe fitore apo të paktën set të fituar.

Grupin e fitoi Estonia me pesë fitore e një humbje, ndërsa tutje shkoi edhe Suedia me bilanc prej katër fitoresh e dy humbjesh. Zvicra ishte e treta me tri fitore e tri humbje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme